75 Mall Live Search
09:37 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kandidati për president të SHBA-së, premton legalizimin e marijuanës

Kandidati për president në radhët e demokratëve, Bernie Sanders, deklaroi se nëse zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë, brenda 100- ditëve do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv për legalizimin e marijuanës.

Senatori Sanders, gjithashtu prezantoi dhe planin e tij për legalizimin e kësaj bime që pritet t’i lirojë nga burgu shumë të dënuar për krime të lidhura me marijuanën dhe do të mbushë arkën e taksave për shkak të shitjeve që do bëhen në mënyrë ligjore.

Sandersi është një nga 18 kandidatët, që po kërkon nominimin midis demokratëve për të sfiduar presidentin Trump në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020. Shumë prej këtyre kandidatëve mbështesin disa forma të legalizimit të marijuanës ose të paktën dekriminalizimin.

Një sondazh i Gallupit, i mbajtur në fillim të këtij muaji nxorri të dhëna se 2 në 3 amerikanë mbështesnin legalizimin e marijuanës. 11 shtete dhe distrikti i Kolumbias aktualisht e lejojnë përdorimin e marijuanës për qëllime rekreative, ndërsa 30 shtete të tjera e kanë legalizuar për qëllime mjekësore.