75 Mall Live Search
19:56 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Kandidati që po synon unifikimin e turizmit shqiptarë

Ruzhdi Kurtishaj, kandidat për deputet nga PDK ka qëllime të qarta në planet e tij.

Si biznesmen i njohur dhe promotor i turizmit, Kurtishaj po synon që të unifikohet turizmi mbarëshqiptarë.

“Ne duhet të bashkohemi të gjithë dhe t’i japim rëndësi turizmit  në të gjitha trevat shqiptare, nëse më të vërtetë duam që të jemi konkurrentë në sektorin e turizmit. Ne duhet të bëhemi bashkë dhe ta zhvillojmë turizmin në trevat shqiptare, por kjo s’behët nëse ka barriera” ka thënë Kurtishaj.

Kandidati i PDK-së pos tjerash, ka dhënë vërejtje edhe  sa u përket çmimeve për tarifa kufitare të sigurimeve, procedurave burokratike në kufi,  si dhe çmimit që duhet paguar në stacion të autobusëve.

Si deputet, ai ka premtuar që do të jetë zë përfaqësues i turizmit dhe mbrojtës i kauzës për unfikimin e turizmit kombëtar shqiptarë.