Kandidati që pritet ta zëvendësojë Merkel vjen me një propozim interesant
Friedrich Merz është njëri nga kandidatët që pritet të zëvendësoj Angela Merkel në krye të partisë CDU.
Ende pa u zgjedhur mirë kryetar i partisë, ai ka filluar të mendojë për postin e kancelarit, transmeton Indeksonline.
Ai ka propozuar që të ketë limit se sa vite mund të qëndroj dikush në pozitën e kancelarit.
“Në pikëpamjen time, një njeri nuk duhet të ketë më shumë se dy kandidatura pasi që detyrat dhe përgjegjsitë e kancelarit kërkojnë shumë energji” u shprehë Merz.
Kryetarja e partisë së Merz, Angela Merkel është në pozitën e kancelarës që nga viti 2005./Indeksonline/