75 Mall Live Search
10:53 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kandidatja e AAK-së për deputete, Ejupi-Hajzeraj, solidarizohet me të mbijetuarat e kancerit të gjirit

Përfaqësuesja e Kosovës në Komitetin Zhvillimor të Federatës Evropiane të Atletikës Pranvera Ejupi-Hajzeraj, të dielën, do të marrë pjesë në garën e vrapimit që mbahet në Prizren, në shenjë solidarizimi me të mbijetuarat e kancerit nga gjiri.

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, përmes një thirrjeje publike në Instagram, ka ftuar gratë dhe vajzat që t’i bashkohen këtij aktiviteti.

“Të dashur miq dhe sportistë
Të dielën me 29.09.2019, në orën 10:00
Shatërvan-Prizren
Vrapojmë-kremtojnë të mbijetuarat e kancerit të gjirit. Së bashku t’i fuqizojmë ato që janë në trajtim. Perkujtojmë ato që kanë humbur betejën.
Solidarizimi juaj do të inkuarajojë për ta fituar luftën kundër kancerit të gjirit!
Organizator -Renesansa –Prizren” shkruan Ejupi-Hajzeraj në Instagram. /Indeksonline/