21:07 / E Enjte, 09 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kandidatja e PDK-së për Mitrovicën komenton koalicion AKR-Vetëvendosje (Video)

Kandidatja nga radhët e PDK-së për komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi në “Click” të RTV21 ka folur koalicionet e bëra si nga ana e partisë së saj dhe po ashtu të AKR-së në Mitrovicë. Idrizi tha se PDK ka qenë e hapur për bashkëpunime që nga dita e parë në Mitrovicë dhe kandidatja nga radhët e PDK tha se është e lumtur që partia e saj ka arritur koalicion më AAK-në në komunën e Mitrovicës.

Kandidatja e PDK duke folur për koalicionin e arritur mes AKR-së dhe VV në Mitrovicë tha se nuk ka qenë befasi ky koalicioni i arritur dje, pasi që siç tha ajo në raundin e parë të zgjedhjeve  kanë parë një simpati të ngushtë mes këtyre dy partive, transmeton rtv 21

“Një pjesë shumë e madhe e elektoratit të partive tjera dhe aktivistë të partive tjera janë mobilizuar dhe po më ndihmojë duke besuar se une jam liderja e ndryshimit në Mitrovicë”, tha Idrizi. Kandidati i AKR-së për Mitrovicë, Agim Bahtiri ka refuzuar që të jetë përballë kandidates së PDK në “Click” dhe nuk ka marrë pjesë në debat. Ndryshe gara e balotazhit në Mitrovicë do të zhvillohet mes Valdete Idrizit nga PDK dhe Agim Bahtirit nga AKR.