21:09 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / OSH

Kandidatja për Asamble në Prishtinë që pretendon se nuk i doli as vota e saj

Lejla Rama – Gashi ish- kandidate për asamble të Prishtinës nga subjekti politik NISMA, dhe mbante numrin 3 në listë, por pikërisht në vendvotimin ku ajo ka votuar nuk i figuron asnjë votë sipas FRK-së së dorëzuar në KQZ.

Me anë të një statusi ka ngritur dyshime se janë bërë devijime gjatë numërimit të votave.

Rama – Gashi ka deklaruar se do ta ngris zërin për këtë parregullsi, duke u zotuar se deri në fund do të ndjekë rrugët ligjore me anë të ankesës, që vullneti qytetar të zbatohet i pa cënuar.

Shkrimi i plotë:

“Të dashur familjarë, miq e dashamirë,

Fillimisht dua të ju falenderoj për besimin e dhënë në zgjedhjet e së dielës, duke ju uruar shëndet dhe mbarësi.

Procesi zgjedhor i së dielës lë shumë për të dëshiruar, duke ditur se parregullësitë kanë dominuar në shumë prej vendvotimeve në Prishtinë, e një prej shembujve është vendvotimi im, që unë si kandidate kam votuar vetën, ndërsa në FRK kam rezultuar me asnjë votë.

Unë do të ngris zërin për votën time, dhe për votat e tjera që ju mi keni besuar, duke u zotuar se deri në fund do të luftoj ligjërisht përmes ankesave që vullneti juaj të zbatohet deri në fund.

Ju faleminderit!”, ka shkruar Rama Gashi në Facebook.

Kujtojmë se gjatë së enjtes PZAP-i, ka dërguar në rivotim Hanin e Elezit, për shkak të ndikimeve dhe presionit ndaj votuesve atj