75 Mall Live Search
13:45 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kandidatja për deputete e AAK-së në përkrahje të grave që i kanë mbijetuar kancerit në gji

Kandidatja për deputete e koalicionit AAK-PSD, Pranvera Ejupi Hajzeraj gjatë ditës së sotshme ka vrapuar në Prizren  në organizimin ‘Race for the Cure’ që ishte në përkrahje të grave që i kanë mbijetuar kancerit në gjiri.

Përmes një postimi kandidatja për deputete e ka falënderuar organizatoren për këtë organizim.  

“Race for the Cure. Bravo Violeta Renesansa për organizimin e mrekullueshëm në Prizren. Në përkrahje të grave që së bashku të kremtojmë vitin e mbijetesës së heroinave të kancerit të gjirit. Për një jetë më të mirë, mirëqenie dhe shumë shëndet. Run for health.”, ka shkruar Ejupi-Hajzeraj në postimin e saj./Indeksonline/