14:21 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kandidatja për deputete po merr pjesë në Komisionin për Zhvillimin e Atletikës në Nivelin Evropian

Pranvera Ejupi-Hajzeraj është një nga kandidatet për deputete në Parlamentin e Kosovës.

Hajzeraj që po llogaritet si një nga aderimet më të bujshme të AAK-së, është përfaqësuese e Kosovës në Komitetin Zhvillimor të Federatës Europiane të Atletikës.

Pikërisht në këtë rol, Ejupi-Hajzeraj po qëndron në Lozanë të Zvicrës.

Nga Lozana, kandidatja për deputete është parë me presidentin e këtij komiteti, Svein Arne Hanse dhe anëtarë të komisionit.

Ejupi- Hajzeraj ka punuar edhe në GIZ në mbështetje të institucioneve të Kosovës në reforma juridike dhe të administratës publike.