75 Mall Live Search
17:33 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kandidatja që bëri ‘boom’ në PDK, ndër më të votuarat!

Ariana Musliu-Shoshi ishte ndër kandidatet më të votuara në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ajo në zgjedhjet e 6 tetorit arriti të marrë besimin e 8831 votuesve.

Përmes një shkrimi në Facebook, Shoshi-Musliu ka falënderuar gjithë kosovarët.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Të dashur qytetarë,

Së pari më lejoni të ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në zgjedhjet e 6 Tetorit. Zgjedhjet demokratike janë baza e një shteti, e siç u pa shteti jonë ka bazë të fortë! Në këto zgjedhje treguam edhe një herë, se ne jemi të aftë të organizojmë zgjedhje të rregullta, që shërbyen si model për tërë rajonin!

Këto zgjedhje, pata nderin të takoj qytetarë anë e mbanë Kosovës, të cilëve ua kërkova besimin dhe privilegjin për ti përfaqësuar dhe për të qenë zëri i sfidave të tyre në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Duke falenderuar kryetarin Veseli për besimin dhe juve për mbështetjen, do jem zëri juaj, ashtu siç premtova, dhe do të jemi së bashku në këtë udhëtim, drejt një Kosove më të mirë!

E juaja,

Ariana Musliu Shoshi

Image may contain: 2 people, people smiling
Image may contain: 3 people, people smiling, people standing
Image may contain: 1 person, smiling, standing