Kandiq i shkruan Thaçit: Lejoni serbët ta vizitojnë kishën në Gjakovë
Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare ka një kërkesë për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ajo e ka ftuar atë që t’ua mundësojë serbëve të Gjakovës që sivjet ta vizitojnë kishën, pasi herëve tjera ata kishin shumë telashe.
“Ju lus që personalisht të angazhoheni në mënyrë që serbët nga Gjakova më 28 gusht 2018 të mundë ta vizitojnë kishën dhe shtëpitë e veta dhe të mos i nënshtrohen poshtërimit sikur në vitin e shkuar”, ka deklaruar Kandiq në letrën të cilën sot e boton gazeta “Danas”.
Knadiq ka thënë se përpjekja e Presidentit të Kosovës për pajtim ndërmjet serbëve e shqiptarëve dhe për ”Kosovën shtet multietnik”, ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile, por kjo has në mosbesim te serbët e Kosovës që jetojnë në Serbi./Indeksonline/