75 Mall Live Search
20:48 / E Diele, 20 Qershor 2021 / AR

Kanë dy vajza, presin një djalë, por në 6-vjetorin e martesës ka vend vetëm për dy: Emina dhe Sam

Emina Cunmulaj, mblodhi fotot e bashkëshortit të saj e të vetes, disa sekuenca të dasmës dhe shkroi pak për ndjenjat që jeton me të.

“Nisi vetëm me ne të dy dhe në fund do përfundojë me ne të dy. Gëzuar 6 vite martesë të mbushura me dashuri, kujtime të bukura, mësime dhe pafund momente që presim të vijnë. Gëzuar përvjetorin dashuri”, shprehet Emina.

Kështu, thënë bukur e me ndjenjë, ish-supermodelja i tregoi gjithë botës sa e lumtur është. 6-vjetori e gjeti familjen e saj me dy goca dhe një vëlla që vjen shpejt në jetë, ndërsa të gjithë bashkë janë duke festuar në Mal të Zi, mes plazhit, ushqimit të mirë dhe luksit të jahteve./revistawho.com