Kane i bën thirrje UEFA-s të dënojë rëndë hungarezët

Anglia fitoi 4-0 në udhëtim te Hungaria në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës.
Vëmendje më të madhe se loja, nxiti reagimi i tifozëve të Hungarisë ndaj Raheem Sterling.
Dyshohet që mesfushori i Manchester Cityt ka qenë cak i ofendimeve raciste.
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane i ka bërë thirrje UEFA-s që të dënojë fuqishëm këto veprime.
“Ne duhet ta raportojmë atë në UEFA siç e lejojnë rregullat dhe nëse është kështu shpresojmë që UEFA mund të dënojë fuqishëm” deklaroi Kane.
/Indeksonline/