75 Mall Live Search
08:10 / E Enjte, 14 Prill 2022 / AR

Kanë kryer seks? Erioni e Mikela shuajnë kureshtjen

Mikela Pula dhe Erion Kukaj janë çifti i tretë që kanë dalë nga programi, “Për’puthen”.

Së fundmi kanë qenë në “Shqipëria Live”, ku kanë folur më shumë rreth jetës së tyre, shkruan Indeksonline.

Ata u pyetën se a kanë kryer marrëdhënie, teksa Mikela tha se ka qenë batutë.

Moderatori: ‘Jemi në situatë të vështirë pasi nuk kemi kryer marrëdhënie’

Mikela: Ka qenë batutë kjo dhe titujt vendosen ngacmues. Thjesht ka qenë një takim që po provokonim shumë njëri-tjetrin dhe i thashë boll se me hormone jemi tani.

Erioni: Tani mund të themi që kemi rënë në qetësi ka pasur ditë shumë të mira çdo gjë po shkon vaj.

Të pyetur nëse kanë arritur ta njohin njëri-tjetrin edhe pas programit, Mikela tha:

“Ne kemi qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me njëri tjetrin dhe kur ishim në program ne flisnim 24 orë kështu që çdo gjë ia kemi thënë. Një gjë që është tani ndryshe është që nuk flasim më për programin”.

Erioni: Mund të themi që mbi 70-80% e kemi njohur njëri- tjetrin.

Mikela: Kemi njohur dhe anët më të këqija dhe tani po shijojmë më të mirat./Indeksonline/