75 Mall Live Search
10:31 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / A

“Kanë mbetur edhe pak ditë”, Osmani për mandatarin e Vetëvendosjes!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe procesin e formimit të qeverisë së re, pas zgjedhjeve lokale.

“Seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues, kanë mbetur edhe pak ditë. Unë nuk mund ta paragjykoj”,  ka theksuar Osmani, duke nënvizuar se do të respektohen të gjitha procedurat kushtetuese.

Ndërsa, ish-partitë opozitare janë shprehur kundër mandatarit për kryeministër, Glauk Konjufca, por jo në mënyrë kategorike, duke lënë hapësirë për konsultime të mëtejshme politike, shkruan Indeksonline.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur dje nëse po zhvillohen bisedime me ndonjë parti ose deputetë për krijimin e qeverisë së re.

Kurti ka theksuar se mandati tashmë i është dhënë Glauk Konjufcës nga Vetëvendosje, dhe se sipas tij nuk është e mençur të ketë zgjedhje të reja.

“Sa i përket krijimit të qeverisë, kanë ngelur edhe 10 ditë. Mandati i është dhënë nga presidentja Osmani Glauk Konjufcës nga VV-ja, ne urojmë për më të mirën. Nuk mendojmë se është punë e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor, dhe pastaj sërish në prill. Deputetët duhet të përcaktohen për njërën prej mundësive, dhe besoj se gjatë kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme do të kemi informacion më të saktë”, tha Kurti. /Indeksonline/