Kanë mbetur pa trajner, Cesc Fabregas në listën e RB Leipzigut

Skuadra e RB Leipzig është duke kërkuar një trajner të ri, pas largimit të Marco Rose.
Siç shkruajnë mediat gjermane, ekipi nga Bundesliga është duke formuar një listë trajnerësh dhe gjatë ditëve në vijim pritet të vendos rreth kësaj qështjeje, shkruan Indeksonline
Trajneri momental i Como-s nga Serie A, Cesc Fabregas është në listën e ngushtë të skuadrës gjermane.
Fabregas po tregon klasin e tij edhe jashtë fushave, pasi me Comon po ka rezultate pozitive në Serie-n A gjatë sezonit të tij të parë si trajner.
Ka edhe emra tjerë në këtë listë, por ai i Fabregasit, ish-mesfushorit të Chelseat po flitet më së shumti dhe Jurgen Klopp është një adhurues i madh i tij.
Kujtojmë se ish-trajneri i Liverpoolit, Klopp është duke ushtruar detyrën e udhëheqësit tek ekipi gjerman, RB Leipzig./Indeksonline/
RB Leipzig hat eine Idee mit Cesc #Fàbregas https://t.co/HnUVZxQmB0 #RBL
— 4-4-2.com (@www442ch) April 10, 2025