10:50 / E Premte, 02 Shtator 2022 / k.v

Kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë deri në ditën e shitjes së SHAL 58

Dita e shitjes për Shitjen e Aseteve në Likuidim SHAL 58 mbahet me 7 shtator 2022. Agjencia Kosovare e Privatizimit ka nxjerr në shitje prona atraktive në shumë rajone të vendit, në veçanti në rajonin e Mitrovicës dhe Prizrenit.

Në komunën e Mitrovicës pjesës së Jugut dhe Veriut është numri i madh i aseteve atraktive, përkatësisht lokale të sipërfaqeve të ndryshme të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive afariste. AKP në SHAL 58 ka ofruar për shitje në rajonin e Mitrovicës 13 lokale, 8 prej tyre në pjesën e Mitrovicës veriore dhe 5 lokale në pjesën e Mitrovicës jugore. Ndërkaq në rajonin e Pejës në këtë shitje janë përfshirë asete po ashtu tërheqëse parcela toke me sipërfaqe të ndryshme në të cilat mund të zhvillohen industri bujqësore si dhe depo. Në rajonin e Prizrenit AKP ofron për shitje toka dhe lokale me sipërfaqe të ndryshme atraktive për zhvillim biznesi.
Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja afariste në vendin tonë.

Shpallja publike për këto asete është bërë me 19 gusht 2022 ndërsa dorëzimi i ofertave bëhet me datë 7 shtator 2022. Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.58 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 7 shtator 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.