75 Mall Live Search
20:40 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kane me dy gola të vonë ia siguron tri pikët e para Tottenhamit

Tottenham Hotspur e ka filluar sezonin e ri në Premier Ligë me fitore 3:1 ndaj Aston Villës, ekip ky i cili është promovuar në Premier Ligë këtë vit.

Mirëpo, ishin mysafirët ata që kaluan të parët përmes John McGinn në minutën e 9-të.

Spurs u orvatën mjaft shumë derisa e gjetën golin në minutën e 73-të, ku Ndombele shënoi në debutim, shkruan Indeksonline.

Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me barazim në skenë u shfaq Harry Kane i cili shënoi dy herë për epilogun përfundimtar në minutat 86 dhe 90./Indeksonline/