“Kanë menu që i mashtrojnë qytetarët si para 4 viteve – Gjilanin e ka humbë, me çekiç e kisha maru një stadion, marre m’kish ardhë”, Limaj për Kurtin

Kryetari i Nisma’s, Fatmir Limaj thotë se VV’ja ka menduar që mundet t’i mashtrojë qytetarët si para 4 viteve.
Limaj në emisionin Pressing në T7 thotë se Kurti e ka humbur Gjilanin.
“Kanë menu që i mashtrojnë qytetarët si para 4 vjete. Rrugës e panë që s’është qashtu, salllat u zvolgun, entuziasmi shkoj tu ra dhe kaloj nga kënga në sharje e shpifje.Gjilanin e ka humbë, moti e ka humbë, me halla me teze me kunata. Nëse dikush duhet me u ndje i zhgënjyer e i ofenduar nga kjo qeverisje është Anamorava”, u shpreh Limaj.
A po e sheh bre qa ju ka bo, copë copë jau ka lon atë rrugë, një stadion bre me çekiç e me një meshalic e kisha maru për 4 vjet,marre m’kishë ardhë me kalu anej, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/