Kane mohon zërat për një transferim te Barcelona
Harry Kane po kalon një supersezon në Gjermani.
Me Bayern Munichun, anglezi nuk po ndalet së shënuari gola, ku po dominon listën e golashënuesve për dy sezone me radhë.
Kohët e fundit ai është lidhur me një lëvizje te Barça, si zëvëndësues i Lewandowskit.
Por Kane për “Bild”, mohoi zërat se kishte kontakt me klubin blaugrana.
“Nuk kam pasur asnjë kontakt me askënd. Ndihem shumë rehat, edhe pse ende nuk e kemi diskutuar situatën time me Bayernin”. Pra, asnjë nxitim… Jam vërtet i lumtur në Mynih. Është shumë e pamundur që diçka të ndryshojë pas këtij sezoni”, deklaroi Kane./IndeksOnline/

