75 Mall Live Search
10:25 / E Hënë, 04 Maj 2026 / Z S

Kanë nisur xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër ‘’RUN’’

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur xhirimet e filmit debut me metrazh të shkurtër “Run”, me regji nga Florist Bajgora dhe producent Andi Bajgora.

Sipas njoftimit filmi është i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Më tej thuhet se filmi sjell një rrëfim intim ku një kamerë e zhgroposur nis të mbledhë kujtime të reja.

Kasti përbehet nga këta aktorë:

Rozafa Çelaj, Era Balaj, Flamur Ahmeti, Aron Bajgora, Gentrit Shala, Molika Maxhuni, Selvete Krasniqi, Lira Bytyqi, Eli Gashi, Oland Mexhuani, Arbit Zymeri, Leona Bobi, Jori Bobi, Noar Bajgora, Andrra Bajgora

Ekipi:

DOP dhe montazhi: Leart Rama

Skenografi: Deltina Syla

Kostumet: Yllka Hashani

Grimi: Lidona Berisha

Zëri dhe miksimi: Labinot Sponca

Props: Blerim Shala, Qendresa Isufi

First AD: Laura Bunaj

DIT: Rolind Maloku

PA: Armir Prenaj, Altion Syla