75 Mall Live Search
10:30 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / G T

Kanë qenë në të njëjtën shkollë, çfarë biseduan Yildiz dhe Adeyemi?!

Skuadra e Juventusit ka barazuar 4:4 në ndeshjen ndaj Borussia Dormtundit, e vlefshme për javën e parë të fazës së ligës në UEFA Champions League.

Kenan Yildiz dhe Karim Adeyemi shënuan nga një supergol për skuadrat e tyre, shkruan Indeksonline

Ata biseduan gjatë ndeshjes dhe kjo ra në sytë e tifozëve.

Në fakt fshehet një histori, pasi kjo dyshe kanë qenë së bashku në të njëjtën shkollë në Gjermani.

Yildiz ka lindur në Gjermani dhe së bashku me yllin e Dortmundit ishin në të njëjtën shkollë. Ai zbuloi edhe bisedat që pati me dhandrin e Kosovës.

“Ne e njohim njëri-tjetrin. Kemi qenë së bashku në të njëjtën shkollë. Ai është një djalë shumë shumë i mirë dhe gjithashtu edhe një futbollist i mirë.

“Ne bëm disa shaka në gjuhën turke. Ai i di disa fjalë. Mendoj se ai ndihet më mirë sesa që jam unë…”, u shpreh Yildiz

Edhe Adeyemi kishte disa fjalë për mesfushorin e “Zonjës së Vjetër” dhe të Kombëtares së Turqisë.

“Ai shënoi një gol, unë shënova një gol. Unë i thashë atij se s’do të shënonte më dhe se unë jam më i mirë…”, tha Adeyemi pas ndeshjes.

/Indeksonline/