Kane reagon pas humbjes: Do të rikthehemi për Kupën e Botës

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane ka reaguar në rrjetet sociale pas humbjes në finale të Kupës së Evropës kundër Italisë.
Në një postim në “Twitter” ai ka thënë se humbjet, fitoret janë së bashku dhe se do të kthehen përsëri për Kupën e Botës.
Ky është postimi i tij:
“Nata e kaluar dhemb. Do të na lëndoj për një kohë të gjatë. Por ne kemi ardhur aq larg dhe kemi thyer aq shumë barriera sa që ky nuk është fundi. Ne fitojmë së bashku, humbasim së bashku dhe do të rigrupohemi së bashku për Kupën e Botës. Faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj këtë verë”, ka shkruar Kane. /IndeksOnline/
Last night hurts. It’ll hurt for a long time. But we’ve come so far and broken down so many barriers that this is not the end. We win together, lose together and will regroup together for the World Cup. Thanks for all your support this summer. pic.twitter.com/kUfW3zq2mn
— Harry Kane (@HKane) July 12, 2021