19:20 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / Gj. Sh

Kane refuzon PSG-në

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, pritet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar veror.

Për 29-vjeçarin është e interesuar skuadra e Bayern Munchen, ndërsa së fundi në garë është futur edhe PSG, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton “Bild”, Kane ka refuzuar një ofertë nga kampioni i Francës.

Sulmuesi anglez dëshiron vetëm kalimin te Bayern Munchen, e cila ka ofruar 80 milionë euro në drejtim të Tottenhamit./IndeksOnline/