Kanë rënë prej ligës, por Sheffield Unitedi futet në histori të Premier League

Skuadra e Sheffield United është futur në histori të Premier League, jo për mirë – por për të keq.
Goi i pranuar sot ndaj Evertonit në javën e 37-të e ka bërë ekipin me më së shumti gola të pranuar brenda një sezoni të Premier League, me 101 sosh, shkruan Indeksonline
Skuadra e Sheffield gjatë këtij sezoni ishte thjeshtë numër, pasi grumbulloi vetëm 16 pikë në 37 ndeshje, shënoi 35 gola dhe pranoi 101.
Rekordin me më së shumti gola të pranuara brenda një sezoni në Premier League e mbante Sëidon me 100 sosh gjatë sezonit 1993/1994./Indeksonline/