75 Mall Live Search
11:16 / E Diele, 24 Korrik 2022 / MSH

“Kanë shitur florinjtë për mua”, Fifi emocionon me rrëfimin për prindërit

E ftuar në “A Live Night”, Fifi ka zbuluar se prindërit e saj kanë bërë gjithçka që të mos i mungonte asgjë, madje kanë shitur edhe florinjtë për të.

Ajo tregoi se qëllimi i saj është t’i bëjë krenarë prindërit dhe se për të, ata janë gjëja më e shtrenjtë që ka.

“Që nga mosha 6-vjeç a 7-vjeç deri në 22-vjeç me qenë të gjithë me valixhe në dorë është shumë e rëndë psikologjikisht. Për këtë arsye unë ia di rëndësinë çdo gjëje edhe më të vogël. Dua pak, por e dua me nder. Për këtë arsye çdo njeri që nuk ka e respektoj më shumë se një njeri që ka. Ata që kanë nuk i vlerësojnë gjërat që kanë ndërsa ata që nuk i kanë ua dinë vlerën.

Unë jam njeri që kam dashur gjithmonë të bëj krenar babin dhe nënën, ishalla e kam arrit qëllimin. Ata kanë shitur të gjithë floririn që kanë pasur për mua. Nëse unë them që kam sakrifikuar për ta, s’kam bërë asgjë. Ata më kanë dhënë mundësinë të jetoj që është gjëja më e bukur në botë. Nëse diçka në botë për mua është e shenjtë, për mua janë ata të dy” u shpreh Fifi.