75 Mall Live Search
09:31 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / G T

“Kanë skuadrën më të fortë në Premier League”, Paul Merson për Chelsean: Por, s’janë pretendentë për titull!

Skuadra e Chelseat ka nisur mirë sezonin aktual në Premier League, pasi janë në pozitën e dytë me 28 pikë, vetëm shtatë më shumë ka vendi i parë, Liverpooli.

Megjithatë ka shumë njerëz që nuk e shohin Chelsean si favorit për titull këtë sezon, shkruan Indeksonline

Ndër ta është edhe legjenda, Paul Merson – i cili thotë se Blutë e Londrës kanë ekipin më të mirë në Premier League.

“Chelsea është një skuadër e mirë, ndoshta më e forta në Premier League. Por, ata luajtën me Arsenalin, Manchester Cityn dhe Liverpoolin dhe morën vetëm një pikë. Kjo është arsyeja pse ata nuk janë ende pretendentë”, u shpreh Paul Merson

Në 14 xhiro, Chelsea ka sulmin më të mirë në Premier League, me 31 gola të shënuara dhe me 28 pikë të grumbulluara./Indeksonline/