Kannye West burrë i kujdesshëm, i bën befasi Kim Kardashianit (Foto)
Reperi Kannye West di si të trajtojë femrat. Ai i ka blerë veturë të tipit ‘Mercedes Benz G-Wagon” gruas së tij, Kim Kardashian. Çmimi i kësaj veture është 240000 dollarë, transmeton Indeksonline.
Kim nuk priti shumë që këtë dhuratë ta ndaj me ‘ndjekësit’ e saj në Instagram duke postuar video të shumta në ‘Instastory’.
“Oh zoti im, sapo dola nga fitnesi dhe isha e befasuar nga kjo vogëlushja e re” tha Kim në njërën nga videot e postuara.
Vetura ka ngjyrë të gjelbërt neon, njëlloj sikurse fustani i Kim që kishte veshur në dasmën e reperit 2 Chainz./Indeksonline/