75 Mall Live Search
11:11 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kanos me armë gruan në shtëpinë e mikut, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Një grua nga Fushë Kosova ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj e kishte sulmuar fizikisht atë.

Më pas viktima është larguar dhe ka shkuar në shtëpinë e vëllait  të saj, ku i dyshuari edhe aty ka shkuar dhe i ka kanosur me pistoletë që të dytë.

I dyshuari është arrestuar dhe ju ka konfiskuar pistoleta me 17 fishekë dhe dy pushkë gjuetie të cilat i kishte me leje.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e  mbajtjes. /Indeksonline/