Kanos verbalisht një femër, arrestohet një person në Prizren
Mbrëmë në Prizren një person ka kanosur një femër.
Sipas njoftimit të policisë i dyshuari është arrestuar pasi kishte kërcënuar verbalist viktimën.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 15.08.2018-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti kishte kanosur verbalisht viktimen femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/