75 Mall Live Search
09:11 / E Diele, 28 Gusht 2022 / A. M.

Kanosen dy policë në Pejë, arrestohet një person

Është arrestuar një person pasi që në shenjë pakënaqësie me shqiptimin  e një gjobe trafiku, ka kanosur dy zyrtarët policorë, të cilët ishin në kryerje të detyrës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut, dje rreth orës 08:50.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë Kosovës.