75 Mall Live Search
18:33 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / B XH

Kanosen një person, katër persona intervistohen në polici – U sekuestrohen dy armë zjarri me leje dhe dhjetëra fishekë

Me datën 26.02.2026, rreth orës 09:30 policia e stacionit në Ferizaj është njoftuar për një rast “Kanosje”, i cili kishte ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kontaktuar katër persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj për procedura të mëtejshme.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, personat janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

“Gjatë veprimeve hetimore, hetuesit policorë kanë siguruar një video-incizim dhe një audio-incizim, të cilat i janë përcjellë prokurorit të shtetit si prova materiale.

Tek i dyshuari E.F. (30 vjeç) janë sekuestruar dy armë zjarri (pistoleta) dhe 63 fishekë, ndërsa tek i dyshuari tjetër N.M. (57 vjeç) është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) dhe 10 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për armët e sekuestruara, të dyshuarit posedonin leje valide.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”. Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /IndeksOnline/