75 Mall Live Search
08:54 / E Diele, 25 Maj 2025 / Burim

Kanosën zyrtarin policor në kryerje të detyrës, arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të jugut, pasi të njëjtit kanë kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës, raporton IndeksOnline.

Në raporton 24 orësh policia e Kosovës thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë penguar dhe kanosur zyrtaret policor në kryerje të detyrës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnline/