75 Mall Live Search
18:19 / E Diele, 12 Tetor 2025 / Burim

Kanoset kryesuesi i një vendvotimi në Shtime, policia identifikon të dyshuarin dhe e shpall në kërkim

Një person me inicialet B.V. ka kanosur kryesuesin e një vendvotimi në shkollën ” Naim Frashëri” në Shtime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 15:40 në shkollën ” Naim Frashëri” në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit. I dyshuari është identifikuar si B. V.”, ka thënë Veseli.

Ai tha se hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar “Pengim në procesin e votimit” ndaj B.V., i cili është në kërkim policor.