09:49 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Kanoset kryetari i Vushtrrisë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Vushtrri,  pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur përmes telefonit një person.

Klankosova.tv merr vesh se personi që është kanosur është kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së premte.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë.