75 Mall Live Search
13:49 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kanoset nga bashkëshorti, gruaja me fëmijët dërgohet në strehimore

Një femër ka raportuar në Polici se vazhdimisht është kanosur nga bashkëshorti i saj.

Viktima së bashku me tre fëmijët e saj, në konsultim me prokurorin, mbrojtësin e viktimave dhe QPS-në është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në Prizren dy ditë më parë dhe është duke u hetuar.