Kanoset një zyrtar policor, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur një zyrtar policor në Rahovec.
Sipas Policisë së Kosovës, kanosja ka ndodhur në shenjë revolte pasi të dyshuarit i është shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik.
Policia, këtë rast e ka cilësuar “kanosje ndaj personit zyrtar”.
“Rahovec / 03.09.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shenjë revolte pasi i kishte shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik ka kanosur zyrtarin policor në stacion policor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.