75 Mall Live Search
13:07 / E Martë, 21 Janar 2025 / L A

Kanosi gjyqtarin Genc Nuza, Tahir Batatina merr dënim të rëndë nga Gjykata Themelore e Prishtinës

Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi ta dënojë trajnerin, Tahir Batatina.

Kjo vjen pasi që Batatina, kishte kanosur Nuzën gjatë ndeshjes midis Prishtinës dhe Llapit në “Albi Mall Superliga” që u zhvillua, më 31.08.2024.

Gjyqtari Genc Nuza, njoftoi këtë përmes një postimi në “Facebook”.

Të nderuar miq,

Pasi kam bërë denoncim për kanosje si gjyqtar kryesor në ndeshjen e Albi Mall Superligës në Futboll, e zhvilluar më 31.08.2024 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi, sot më 21.01.2025 kam pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë aktgjykimin si palë e dëmtuar.

Gjykata e ka cilësuar si fajtor personin që ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj meje gjatë ushtrimit të detyrës sime zyrtare si gjyqtar futbolli.

Pavarësisht dënimeve që shqiptojnë organet e drejtësisë, ju siguroj se për çdo sulm, kërcënim, akuzë dhe shpifje ndaj meje dhe familjës time, gjithmonë do t’i drejtohem organeve të drejtësisë, njoftoi Nuza në “Facebook”./IndeksOnline/