75 Mall Live Search
08:49 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / FR

Kanosi gjyqtarin pas përfundimit të seancës, i dyshuari shoqërohet në polici

Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi ai dyshohet se ka kanosur një gjyqtar, në Vushtrri në rr. “Skënderbeu”, të mërkurën rreth orës 11:30.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai në Gjykatën Themelore pas përfundimit të seancës gjyqësore, kishte kanosur viktimën mashkull kosovar, gjyqtar”, tha Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.