Kanosi me armë dy vëllezër, policia arreston një të dyshuar në Prizren

Policia në Prizren ka pranuar një informatë se në lagjen “Arbana”, është një rast i kanosjes me armë.
Ankuesit, vëllezër mes vete, raportohet se kanë pasur një mosmarrëveshje me fqinjin e tyre A.H.
Sipas policisë, palët fillimisht janë fjalosur, e me pas i dyshuari ka hyrë në shtëpinë e tij, nga ku ka nxjerr armën.
Sipas ankuesve, i njëjti ka shtënë dy herë me armë. Pasi janë dëgjuar të shtënat e armës ankuesit janë larguar dhe me pas kanë njoftuar policinë.
“Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin (viti i lindjes 1955), i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri ankuesit: D.Q. (viti i lindjes 1989) dhe D.Q (viti i lindjes 1987).
Njësitet policore gjatë hetimit të rastit ka gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale:
• një pistoletë VZOR 50 cal.7.65 mm
• një karikator i zbrazur dhe 26 fishekë” thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuari janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren.
Pas intervistimit, Prokurori ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Kanosje”, “Armë mbajtjeje pa leje” dhe “Përdorim i armës”.
