Kanosi me armë një person, policia e Pejës dërgon në mbajtje të dyshuarin

Policia në Pejë mbrëmë ёshtё njoftuar nga një ankues se nё fshatin Nakëll, ёshtё kanosur nga njё person me armё.
Njësitet relevante tё Stacionit policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar në vendin e ngjarjёs. Gjatё bisedёs me ankuesin, i njëjti deklaroi se derisa ishte fjalosur me njёrin nga tё dyshuarit, atёherё ka ardhur edhe i dyshuari tjetёr dhe i njëjti e ka kanosur me armё ankuesin, dhe ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes.
“Njёsiti i hetimeve me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ka kryer kontroll/bastisje nё shtëpinë e tё dyshuarve dhe gjatё kontrollit ёshtё gjetur dhe sekuestruar:
- Njё (1) pushkё ajrore Flloberg cal: 4.5mm
Tё dyshuarit janё arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim tё prokurorit, njёri nga tё dyshuarit dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr lirohet nё procedurë tё rregullt.