Kanosi nënën dhe vëllain e tij, arrestohet dhe më pas dërgohet për në repartin e psikiatrisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan pasi i njëjti kishte kanosur nënën dhe vëllain e tij.
Pas intervistimin, i dyshuari është dërguar për trajtim në reparin e psikiatrisë, pas gjendjes së tij të rëndë shëndetsore.
“Një i dyshuar mashkull kosovar, është arrestuar për arsye se u kishte ushtruar dhunë psikike dhe i kishte kanosur nënën dhe vëllain e tij. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit i është caktuar masa
e ndalimi, mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore, është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë në mbikëqyrje policor”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell IndeksOnline.