75 Mall Live Search
11:53 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / mp

Kanosi një person, arrestohet i dyshuari në Krushë të Madhe

Është arrestuar një person në Krushë të Madhe, pasi ai dyshohet se ka kanosur një tjetër.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek.

“Më 10.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai kishte  kanosur  viktimën mashkull kosovar.  Gjatë kontrollit  në automjet  është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.