Kanosi policët dhe i mësyu me veturë, arrestohet prishtinasi

Një person ka përfunduar në pranga orët e hershme të mëngjesit të djeshëm pasi i njëjti kishte kanosur dy zyrtarë policorë.
I dyshuari madje edhe i kishte rrezikuar policët me veturë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.