75 Mall Live Search
09:55 / E Premte, 25 Prill 2025 / mp

Kanosi policët arrestohet ferizajasi

Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur verbalisht dy zyrtarë policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës.

“ Të njëjtit i është shqiptuar gjobë trafiku po ashtu gjatë kontrollit në veturë i është gjetur një copë e  substancave narkotike e llojit marihuanë si dhe i është konfiskuar vetura. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.