75 Mall Live Search
09:17 / E Hënë, 10 Mars 2025 / k.v

Kanosje dhe armëmbajtje pa leje në Leposaviq, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Vuçë të Leposaviqit, pas raportimit të një rasti të kanosjes.

Sipas njoftimit zyrtar, ankuesi ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari G.K., 54 vjeç. Pas veprimeve hetimore, policia ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e tij dhe të vëllait të tij, R.K., 52 vjeç, ku janë sekuestruar:

Një pushkë me tytë të gjatë (karabinë)
126 fishekë të kalibrit 11.53 mm
229 fishekë të kalibrit 7.62 mm
Një bajonetë 37 cm
Një thikë 23 cm

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku G.K., në prani të avokatit, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje dhe është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Ndërkohë, i dyshuari R.K. është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Hetimet po vazhdojnë.