Kanosje e fyerje për shkak të pronës në Gjilan
Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka arritur të arrestojë dy persona, çift bashkëshortor, në Gjilan.
Të dyshuarit, sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje rreth pronës kanë kanosur dhe fyer viktimën të atin e të dyshuarit
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë të armës së zjarrit. Ndërkohë, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/