09:10 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / MSH

Kanosje me armë në Klinë, arrestohet një i dyshuar

Mbrëmë ka ndodhur një zënkë mes disa personave në fshatin Caravik të Klinës.

Gjatë zënkës, një i dyshuar ka kanosur me armë njërin nga personat e përfshirë në zënkë, duke shtënë pastaj në ajër.

Policia ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 9 mm, e cila dyshohet të jetë nga e shtëna e këtij rasti.

Pak pas mesnate, policia ka arrestuar edhe të dyshuarin, të cilit i ka sekuestruar një pistoletë dhe njëmbëdhjetë fishekë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.