75 Mall Live Search
12:13 / E Diele, 18 Qershor 2023 / kutia

Kanosje me armë në Lipjan, arrestohen dy persona

Një kanosje me armë ka ndodhur në fshatin Rubovc të Lipjanit ditën e djeshme rreth orës 15:30.

Policia e Kosovës, ka arrestuar dy të dyshuar V.R dhe M.R  në lidhje me këtë rast.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se të njëjtit kishin pasur mosmarrëveshje pronësore.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së M.R, atij i janë konfiskuar një pushkë gjuetie me leje te skaduar, 3 fishek te kalibrit 12 mm dhe 1 fishek fishek i kalibrit 20 mm. /IndeksOnline/