75 Mall Live Search
23:19 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / L A

Kante megjithatë do t’i bashkohet Fenerbahçes

N’golo Kante po rikthehet në futbollin evropian.

Kjo pasi që francezi, po i bashkohet megjithatë Fenerbahçes pasi ndërpreu kontratën me Al-Ittihadin.

Ndërsa Al-Ittihadi nuk do të jetë duarthatë, pasi që do të transferojnë marokanin, Youssef En-Nesyri.

Kante, do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me gjigantin turk.

Francezi, ka pasur sukses me Al-Ittihadin ku fitoi titullin dhe kupën sezonin e kaluar./IndeksOnline/