Kante megjithatë pritet t’i bashkohet Fenerbahçes
N’golo Kante me sa duket do t’i bashkohet Fenerbahçes.
Ndonëse klubi turk kishte njoftuar për dështimin e kësaj marrëveshje, francezi është gati për t’u kthyer në futbollin evropian.
Sipas Onur Çubukçu, Al-Ittihad flitet se ka ndërprerë kontratën me francezin, gjë që e bën më të lehtë kompletimin e marrëveshjes.
Madje thuhet se Fenerbahçe, do ta zyrtarizojë sonte transferimin e tij.
Kante, kishte pasur sukses me Al-Ittihadin ku fitoi titullin dhe kupën sezonin e kaluar./IndeksOnline/

